Shtëpisë së “Big Brother” i është shtuar edhe një suitë luksoze e në spektaklin e mbrëmjes së djeshme banorët debtuan se kush do ta kalonte natën në këtë ambient. Donaldi ishte ndër të parët që kërkoi ta shijonte suitën me Beatrixën, por ajo nuk pranoi.
“Suita do ishte bukur për mua dhe Trixën nëse s’do kishte kamera”, tha Donaldi.
Në këtë moment kamera fokusoi Semin, e cila ndodhej në studio dhe rrotulloi sytë duke bërë një shprehi fytyre që tregonte se ishte neveritur nga këto fjalë.
E pyetur nga Arbana, Semi tha se suitën e meriton Beniada dhe Sara.