Rudina Demneri apo siç njihet ndryshe si Paloma, ka qenë një nga konkurrentet më të komentuara në “Big Brother VIP Albania” si rrjedhojë e debateve dhe diskutimeve të shumta që ajo është përfshirë gjatë rrugëtimit të saj.
Së fundmi, Paloma ka qenë e ftuar në emisionin “Glamour Zone”.
Ndër të tjera, ajo ka folur për histori të ndryshme të jetës së saj. Pika kulminante ishte momenti i bukur dhe surprizues i organizuar për të.
Ajo mori një surprizë nga bashkëshorti, i cili u shfaq në intervistë dhe i dhuroi një puthje në buzë plot dashuri.
Nga ana tjetër, gazetares së mirënjohur, iu bë pyetja më e diskutuar e momentit.
Asaj iu kërkua mendimi sa i përket trekëndëshit të dashurisë së formuar Donaldi, Bora, Beatrix.
“Sipas teje, cili mendon ti se do të dalë më i lënduari?”
Ish-konkurrentja është përgjigjur duke thënë se Donaldi ka një natyrë të paqëndrueshme dhe ka një dashuri shumë të madhe për Bora Zemanin.
Paloma: “Nuk e besoj që ai do të heqë dorë kollaj nga Bora. Qofsha e gabuar, por ka një qasje shumë të madhe me atë vajzë. Nuk e di si do të vazhdojnë gjërat sepse janë shumë të çuditshme, besuam njëherë një dashuri të madhe, pastaj tha ‘pres diçka’.
Sepse është shume i çuditshëm, njëherë thotë kështu, njëherë ashtu. Me atë që kam kuptuar deri tani, me duket i paqëndrueshëm si natyrë.”– është shprehur Paloma.