Dosja e inceneratorëve, SPAK arreston ish-ministrin e mjedisit e LSI Lefter Koka. Urdhër Arresti është firmosur nga prokurori Klodian Braho dhe gjyqtari Erion Bani dy ditë më parë dhe është ekzekutuar ditën e sotme. Ndaj tij rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion.

Bashkë me të janë arrestuar edhe 2 persona të tjerë, identiteti i të cilëve nuk dihet ende. Nuk dihet se për cilin incenerator bëhet fjalë konkretisht, teksa detaje të reja priten të mësohen në vijim nga operacioni i SPAK.