Doza e tretë e vaksinave kundër koronavirusit siguron mbrojtje të mjaftueshme kundër shtrimit në spital, vdekjes dhe simptomave të rënda për personat e vaksinuar plotësisht. Kjo konfirmon edhe një herë rezultatet e një studimi më të madh shkencor britanik mbi efektin e dozës së tretë të shtatë vaksinave ( AstraZeneca, Johnson & Johnson, Novavax, Valneva dhe Curevac).

Të dhënat e studimi britanik u botuan në revistën mjekësorë në The Lancet:

– Personat që morën Pfizer pas dy dozave të para të AstraZeneca, kishin nivele antitrupash rreth 25 herë më të larta pas një muaji.

–Personat që morën dozën e tretë sërish Pfizer pas dy dozave të para zhvilluan 8-fish më shumë antitrupa.

– Moderna dha rezultatet më të larta si dozë përforcuese. Personat që morën dozën e tretë të Moderna pas dy dozave të AstraZeneca, kishin 32 herë më shumë antitrupa.

– Ndërsa personat që morën Moderna pas dy dozave të Pfizer, regjistruan rritje të nivelit të antitrupave deri në 11 herë.

Gjithashtu, sipas shkencëtarëve, gjysma e një doze të tretë të Pfizer rrit nivelet e antitrupave me 17 herë më shumë tek ata që ishin plotësisht të vaksinuar me AstraZeneca dhe të paktën 6 herë te personat që ishin vaksinuar plotësisht Pfizer.

/abcnews.al