Investimet në rrugët rurale po vazhdojnë me intensitet në qarkun e Elbasanit, për t’u siguruar qytetarëve ndërlidhje më të mirë dhe akses në tregje.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ndau sot foto nga kantieri i punimeve në fshatin Qukës-Skënderbe, rrugë që do të lidhë këtë zonë me aksin kombëtar Librazhd-Prrenjas.

“Ndërsa të gjithë festojmë, sot po punohet në Qukës-Skënderbe, për ta përfunduar rrugën që e lidh me aksin kombëtar Librazhd-Prrenjas. Jam shumë krenar që fjala e dhënë se rruga do të përfundojë brenda vitit 2021 u mbajt”, tha Balla.