“Berisha është një kafshë politike që e di se sa peshë elektorale ka secili.” Kështu u shpreh në emisionin “Arnautistan” analisti Dritan Hila. Siç u shpreh analisti, Berisha di mirë se kë duhet të tërheqë në momente deçizive dhe se kush mund ti shërbejë atij për çështje votash.

“Berisha është një kafshë politike që e di se sa peshë elektorale ka secili dhe e di se kë duhet të tërheqë në momente deçizive. Edhe non grata e tij nuk mendoj se ka efekt tek ndjekësit e tij. Berisha përdor kauzat, njerëzit, çështjet etj etj”, tha Hila. Hila foli edhe për shpalljen non grata të ish-liderit të PD Sali Berisha. Ai u shpreh se non grata e tij ka ardhur pasi Berisha tentonte të fuste hundët në skema të mëdha.

“Shpallja non grata e Berishës nuk mendoj se ka efekt tek ndjekësit e tij. Shpallja non grata është një lojë shumë e madhe, këtu e shohin si një lojë të vogël, ku Sorosi ka investuar për ta nxjerrë non grata. Berisha i prishi punë amerikanëve dy herë, një herë në 96-ën kur fuste hundët në Kosovë dhe në 2013-ën kur filloi të fliste për albanofobinë, për dhënien e pasaportave për kosovarët. Berishën e kanë goditur si një deng pa markë që po përpiqet të futet në skema të mëdha”, tha Hila.