E ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në “Dritare TV”, deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka komentuar situatën politike brenda dhe aksionin politik të Berishës për të rimarrë drejtimin e PD.
Duma shprehet se gjatë këtyre viteve në opozitë, në PD ka pasur dualizëm mes Bashës dhe Berishës dhe se kanë marrë çdo vendim bashkë dhe të konsultuar me njëri-tjetrin, që te djegia e mandateve por edhe te marrëveshja e “famshme” e 2017 mes Bashës dhe Ramës.
“Në marrëveshjen e 2017 ishte edhe Berisha, i thonë Bashës marrëveshja e 2017-ës, por ishin bashkë, Berisha dhe Basha ishin bashkë në çdo gjë. Edhe në djegien e mandatave ishin bashkë, madje Berisha e ka deklaruar para Bashës djegien e mandatit. Tani Berisha thotë të heqim Bashën, ai pret dhimbjen e demokratëve nga humbja e zgjedhjeve. Berisha para zgjedhjeve brenda PD, nuk dha asnjë sinjal që Basha nuk duhet të ishte në krye të PD, sepse nuk mund të them që Berisha votoi për Agron Shehajn”, u shpreh deputetja e PD Grida Duma.