Liverpool-i i Jurgen Klopp duket se ka ndërmend ta përforcojë akoma më shumë mesfushën e tij, pas largimit të Wijnaldum me parametra zero këtë verë.
Sipas Fichajes.net, klubi anglez po ndjek nga afër mesfushorin e Napoli-t, Fanian Ruiz, karakteristikat e tij pëlqehen nga Klopp.
Në gjurmët e tij duket se janë edhe Real Madrid dhe Barcelona, edhe pse vlerësimi i bërë nga klubi italian është i lartë dhe nuk bind dy klubet spanjolle.
Megjithatë, spanjolli 25-vjeçar ka realizuar 5 gola deri tani dhe ka bërë disa paraqitje shumë të mira, duke zgjuar interesin e klubeve të mëdha të Europës.