I shpallur në kërkim prej disa kohësh, arrestohet në Romë, Itali, Adriatik Llalla. Lajmi është konfirmuar nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta. Nga sa mësohet Llalla është arrestuar në Romë në datë 10 dhjetor, teksa autoritetet shqiptare janë njoftuar ditën e sotme.

Kujtojmë se GJKKO vendosi dënimin me 2 vite burg për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për veprën penale “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive” i cili bëhet kështu zyrtari më i lartë shqiptar që do të shkojë përfundimisht në qeli. Ish-Kryeprokurori është dënuar gjithashtu me 5 vite përjashtim nga postet publike si dhe ia janë konfiskuar disa pasuri.