Einxhel dhe Dj Dagz (Arbri) duket se janë afruar më shumë pas rikthimit të tij në shtëpinë e “Big Brother Vip” dhe i kanë hapur zemrën njëri-tjetrit për gjëra shumë personale. Einxhel i ka treguar sot Arbrit për t ëish-të dashurin e saj, për të cilin tha se e donte shumë, por megjithatë zgjodhi të ndahej.
“Kam qenë shumë OK me gjërat e mia. Në momentin që personi tjetër nuk ka qenë OK me gjërat e mia, unë kam zgjedhur të ndahem edhe pse e kam dashur shumë atë person. Edhe pse unë e kam dashur atë person dhe pse unë kam vuajtur më shumë ndoshta se sa personi tjetër, unë kam zgjedhur të dnahem. Sepse nëse ty kjo gjë po të pengon dhe nuk po të bën të ndihesh rehat, atëherë unë nuk po ndihem rehat me faktin që ti s’po ndihesh rehat. Se unë me gjërat e mia që bëj jam shumë rehat”, tha Einxhel.
Ndërkohë, pak ditë më parë edhe Arbri i tregoi Einxhelit për ndarjen e tij nga ish-e dashura. Ai madje kur u kthye tha se e mori këtë vendim vetëm pasi pa që Einxhel u mërzit për largimin e tij nga shtëpia.