Kryedemokrati Lulzim Basha atakoi të gjithë ish-deputetët dhe ish-funksionarët e lartë të Partisë Demokratike, të cilët sipas tij në të shkuarën por edhe sot i lidh me këtë forcë politike karrigia dhe posti.
Gjatë një konference të jashtëzakonshme në lidhje me skandalin e pagave, Basha u shpreh se të gjithë ish-funksionarët e PD-së që hiqen si filozof nëpër panele televizive dhe kanë si qëllim shfokusimin e vëmendjes nga aferat dhe skandalet e qeverisë, nuk janë gjë tjetër veçse disa të korruptuar që e kanë vendin në burg.
“Çdo përpjekje për të keqkuptuar demokracinë do të marrë përgjigjen që meriton. Ti e ndien që të protestosh? Jo nuk e ndien. Ku e di ti që sot bëhet protesta? Ky është një truk për të tërhequr vëmendjen, nuk është opozita problemi, është qeveria.
Lexoni edhe:
Kuroni prostatitin dhe largoni sikletin në shtrat! Ndrysho jetën tënde në 7 ditë!
Sponsored by MonadPlug
Opozita ka thërritur dhe do thërrasë protesta, problem nuk është te opozita. Shumë media, prodhojnë sondazhe fallco të paguara nga inceneratorët, shfokusojnë vëmendjen e qytetarëve nga hallet e përditshme për t’i dhënë kohën për spektakël hijeve të së shkuarës, duke i bërë shërbimin më të madh Edi Ramës.
Mungesa e transparencës dhe shfokusimi i vëmendjes janë dy nga problemet që përballet jo vetëm opozita por dhe shoqëria. Ftesa ime ndaj çdo mediave është të mos e shfokusojnë vëmendjen ndaj këtyre dy skandaleve. Mos ta shfokusoni vëmendjen si ata që merak të vetëm kanë karriget, si ata që jo vetëm sot po dhe dje me Partinë Demokratike i lidh karrigia, në momentin që nuk ishin më deputet iu kundërvunë kësaj partie.
Papritur na kanë zaptuar jo pak studio si filozofër dhe moralist, janë hajdutër që e kanë rrjepur PD-në dhe Shqipërinë për 8-vite me rradhë, janë të korruptuar e kanë vendin në burg pot ë funksionojë drejtësia”, tha Basha.