Madridi do të përballet me shumë mungesa në ndeshjen e fundit për vitin 2021.

Pas testeve të fundit, David Alaba dhe Isco Alarcon kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, shkruan Reali në faqen zyrtare.

Ata i bashkohen listës së gjatë të infektuarve si; Marcelo, Lunin, Bale, Asensio dhe Rodrygo.

Kështu, Ancelotti do të udhëtojë vetëm me 14 lojtarë të ekipit të parë në San Mames për të luajtur me Bilbaon ndeshjen e fundit për vitin 2021.