Eksperti i rrjeteve sociale, Blerim Gjeladini ka nxjerrë zbuluar Bashën për sa i përket ndjekësve në live-in e tij në Facebook, gjatë intervistës së mbrëmshme, në emisionin Open. Gjeladini shkruan në rrjetet sociale se Basha ka shpenzuar 2850 dollarë për live stream Views, 99% nga Bangladeshi.
Një episod që u bë meme dhe në rrjetet sociale ndodhi kur gjatë intervistës Basha numëronte 11 mijë shikues, dhe kur linja u ndërpre për shkak të hapësirës publicitare, numri i shikueshmërisë u ul shumë pak.