Elon Musk është shprehur në llogarinë e tij në Twitter se po mendon që të lerë punët që ka dhe të bëhet influencer. Musk iu drejtua 65.8 milionë ndjekësve të tij duke i pyetur nëse mendonin se ideja e tij për të lënë pozicionet që mban aktualisht është e mirë apo jo.
Deklarata vjen në një kohë kur Elon, një nga njerëzit më të pasur në botë, shiti një pjesë të madhe të aksioneve të Tesla të cilat kishin vlerën 1 miliard dollarë.
“Po mendoj të lë punët e mia dhe të bëhem influencues me kohë të plotë, si mendoni?” shkroi Musk në postimin e tij.
Nuk dihet se sa serioze ishte pyetja e tij, por Musk i cili është po ashtu edhe themeluesi i kompanisë së raketave Space X, është shprehur në një video-konferencë në janar se do të jetë në krye të Tesla-s edhe për disa vite.