Një takim pas 54 vitesh ka përlotur mësuse Elin, e cila u emocionua shumë pas ardhjes së Qazimit, nxënësit të saj në studion e “E diela shqiptare” në rubrikën “Ka një mesazh për ty”.

Ky i fundit i shprehu gjithë mirënjohjen dhe respektin mësueses së klasës së parë duke e falenderuar për gjithçka që kishte bërë për të.

Qazimi: Është kënaqësi e madhe që të shoh mësuese. Gëzohem që ruan shëndet të mirë, por në kujtesën time ke mbetur ajo vajza e re. O sa keni bërë për ne mësuese. Unë nuk ju kam harruar asnjëherë dhe desha të bëj një zgjidhje sa më të mirë dhe ku ka më bukur se të takohemi bashkë tek Arditi. Nuk i përshkruaj dot sa duhet të them për juve, por ka qenë një ndjesi e brendshme. Dua të kthej gjithë mundin që keni bërë për mua në hapat e mia drejt dijes dhe shkollimit. Ai zëri juaj nuk ka ndryshuar mësuese, mbetet ashtu siç ka qenë, janë shumë gjëra që sot më bëjnë të ndihem mirë para jush. E ka të vështirë nxënësi të flasë para mësueses, vetëm faleminderit për gjithçka që keni bërë.

(Qazimi i dhuron lule mësueses)

Mësuesja: Shumë faleminderit, më keni rinuar! Më keni dhënë një respekt që do ta mbaj mend tërë jetën.