Nga ARTUR AJAZI/ Nuk është e thënë që, të drejtosh një parti politike, apo një qeveri me ministra kukulla, dhe të mos ecësh në “gjurmët e idhullit tënd shpirtëror”. Kjo ndodh shpesh, dhe jo vetëm tek ne. Në politikë veçanarisht, dikush mundohet ti ngjasë dikujt, që dikur e ka patur “xhan” dhe i është përulur dhe përkujdesur, pa përjashtuar edhe shërbimet e tjera. Njeriu që e ka “luftuar” më shumë në Shqipëri në fjalimet, bisedat dhe takimet me njerëzit, ish-udhëheqësin komunist Enver Hoxha, habitshëm mbetet Sali Berisha. Sikur njerëzia, të mos e dinin se ai, ka qenë aq i dëshiruar, aq i afërt dhe aq i lumturuar kur ishte pranë tij, ndoshta nuk do ta kishin besuar. Por ja që historia flet, dhe është memoria më e mirë për një popull dhe një kombi. Sali Berisha, njeriu që edhe 5 vjet, pas vdekjes së Enverit, i thurrte lavde Ramiz Alisë para studentëve në 1990, si “komandanti legjendar i brigadave partizane”, papritur u transformua në “antikomunist, antiregjim, dhe demokrat i orëve të para”. Ashtu siç u pranua anëtar i PPSH me devocion të madh, ai me aq devocion nisi ta luftojë emrin dhe figurën e idhullit të tij, për të krijuar idhullin e vet. Por ajo që binte në sy, dhe vashdon ta surprizojë opinionin edhe sot, është forma dhe mënyra, se si ai, Sali Berisha akuzon, lufton dhe kryqëzon edhe sot çdo kundërshtar. Ashtu siç bënte dikur edhe Enveri. Epo, ti ngjajë kaq shumë? Edhe po të shikosh ecurinë politike, morale dhe drejtimin struktural të Partisë Demokratike nga dita e ardhjes së Sali Berishës si kryetar i saj, do të konstatosh një hije dhe kopje brilande të Enver Hoxhës. Ai e kërkonte gjithë partinë për vehte, nuk donte askënd ti avitej nëpër këmbë, askënd ti thosh një fjalë kundër vullnetit dhe aprovimit tij, aq sa në mbledhjet e kryesisë nuk e kishte për gajle, ti ofendonte dhe denigronte ata që dilnin nga “rreshti”. Sali Berisha krijoi në Partinë Demokratike, hijen dhe frikën e tij, krijoi bustin dhe monumentin e tij të gjallë, krijoi citatet dhe profilin e tij, te mëndja e çdo ithtari, duke shfrytëzuar mrekullisht si “Ati i tij shpirtëror”, paditurinë e atyre që e mbështetën. Të mohosh dhe bësh hasha, ndihmën, kontributin , dhe mirësinë që dikush ta ka dhënë dikur, dhe të bëri pjesë të familjes, është më keq se pabesi. Të gënjesh hapur fare, jo një parti por një popull duke deklaruar se “unë nuk e kam njohur, takuar dhe admiruar kurrë Enver Hoxhën”, kur ka ndodhur e kundërta, kjo është më keq se paturpësi. Dikur, por dhe sot e kësaj dite, Sali Berisha, kur rreket të dalë nga situata dhe sikleti, krahason çdo socialist dhe veçanarisht kryetar PS me “enverizmin”. Më komike bëtet situata, kur arrin të krahasojë Edi Ramën, me ish-diktatorin Hoxha. I futur thellë në kujtimet dhe imazhin e Enverit, ish-kryetari Partisë Demokratike e ka të pamundur ta harrojë periudhën e artë kur ndodhej pranë tij, kur takohej dhe futej si “mik” në vilën e tij, apo kur takonte Nexhmijen dhe djemtë e tij, të cilët sapo mori pushtetin i preu në besë, duke i futur në burg. Sali Berisha, ka arritur ta “elektrizojë masën” siç bënte Enveri, ka arritur ta mbajë në errësirë shumicën e tyre, duke i ngopur me dogma dhe fjalime boshe. Askush më mirë se ai, nuk imiton dhe ngjason në politikë si Enveri, askush më mirë se ai nuk ka arritur ta “trullosë” shumicën e anëtarësisë me demagogji imponuese ashtu siç bënte Enveri, askush nuk e njeh më mirë se ai, teorinë komuniste “mbrojtja më e mirë është sulmi”, ashtu siç kërkon të mbetet i përjetshëm, edhe në parti si Enveri. Epo ti ngjajë kaq shumë …………
Epo, ti ngjajë kaq shumë……
“ PS ka hapur dyert për të rinjtë”, Balluku: Punët e mira për Shqipërinë...
Drejtuesja politike në qarkun Fier, Belinda Balluku, tha se Partia Socialiste ka hapur dyert për të rinjtë dhe se është një rast i mirë...
Macron diskuton për situatën në Lindjen e Mesme me Princin e Arabisë Saudite
Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman, ku është...
“Bllokimi i negociatave? Gënjeshtër me 7 bishta”, Rama nga Lushnja: Po ecim sipas planit...
Rama tha nga Lushnja, përveç mbështetësve të 11 majit, të tjerët nuk e respektojnë fitoren dhe përhapin vetëm përçarje, gjë që ndikon edhe te...
Shkelje të higjienës/ AKU bllokon mbi 110 ton fruta-perime në një biznes në Shkodër,...
AKU godet shkeljet në sigurinë ushqimore. Bllokohen mbi 110 ton fruta-perime dhe ndërpritet aktiviteti i subjektit në Shkodër
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër në...
Kupa e Botës 2026/ FIFA refuzon kërkesën e Iranit për të zhvendosur ndeshjet në...
Organi më i lartë i futbollit botëror, FIFA, ka vendosur kundër zhvendosjes së ndeshjeve të Kupës së Botës 2026 të Iranit nga Shtetet e...
“Smart City në qershor”, Koçiu në Shkodër prezanton prioritetet në arsim
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, sëbashku me ministren e Arsimit Mirela Kumbaron dhe kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Becin, zhvilluan këtë të shtunë, më 11 prill,...
ARRSH: Punimet në rrugët lidhëse të Llogarasë arrijnë 65%, përfundimi para sezonit veror
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, ka inspektuar nga afër ecurinë e punimeve për ndërtimin e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse të Llogarasë,...
Rritet turizmi në Vlorë/ Të huajt zgjedhin bregdetin, rritet interesi për Karaburunin dhe Sazanin
Qyteti i Vlorës po përjeton një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve gjatë muajit Prill.
Të huaj nga vende të ndryshme të botës kanë...
Nisin negociatat SHBA-Iran në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e...
SHBA-ja dhe Irani kanë nisur negociatat për paqe të cilat po zhvillohen në Pakistan.
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J. D. Vance ka mbërritur në Islamabad që...
Ndezi zjarr në Parkun Kombëtar të Dajtit duke rrezikuar djegien e pyjeve, arrestohet 62-vjeçari
Një 62-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi dyshohet se ndezi zjarr në Parkun Kombëtar të Dajtit duke rrezikuar djegien e masivit pyjor.
Nga...




















