Lulzim Basha nuk e ka ndalur sulmin ndaj Sali Berishëes, të cilin e ka cilësuar një paçavure të rrethuar nga paçavure të tjera.
Njëherësh deklaroi se ka ardhur në vitin 1990 me dy tesera në xhep, dhe tashmë po kërkon të varrosë përfundimisht PD-në.
Basha tha se përkrahësit e Berishës janë llumi i Partisë Demokratike. Ai shtoi se ato që kanë ardhur sot në selinë e PD-së, ishin banditë apo njerëz që kanë ardhur më pantallona të grisura në 2005 e janë bërë multimilionerë. Basha tha se Berisha i trembet kuvendit të 18 dhjetorit
“Berisha është një paçavarure dhe që rretheohet nga paçavure të tjera. Erdhi në lëvizjen e vitit 1990 në kjrye të PD me dy tesera partia në xhep dhe tani kërcënon zhdukjen e PD dhe kthimin e saj në një organizatë antiamerikane.
Kishte ardhur me banditë, me precedentë penal, njerëz që kanë ardhur në pantallona të grisura në 2005 e sot janë multimilionerë, asnjë forcë nuk mund ti imponohet PD-së, e cila do të vazhdojë të mbrojë këtë parti. Sali Berisha ka themeluar një forcë anti-amerikane. Ato janë llumi i shoqërisë dhe kanë qenë llumi i PD-së, tashme i vetëpastruar me vullnet të plotë.
Këto janë ditët e përçarjes nga Sali Berisha me gënjeshtrat e tij dhe më fyerjet e tij. Ju stërmundoi edhe juve punonjës të medias, ajo nuk ka lidhje me PD, ajo që mbuluat. Sot pamë një njeri të frikësuar nga Kuvendi i 18 dhjetorit. të gjithë po presim të japim një përgjigje të qartë e të prerë të së shkuarës. ne e dimë, e njohim, rrugën me të cilën do të drejtojmë këtë vend, këtë popull, këtë shoqëri, ne do ta bëjmë të gjithë së bashku. vetëm ai e ka frikës, askush tjetër.’- tha Basha.