Christian Eriksen është rikthyer në stërvitje në njërin prej klubeve të tij të para në Danimarkë, për herë të parë që prej arrestit kardiak që e pësoi në Euro 2020.
Erikseni nuk ka luajtur futboll që prej arrestit kardiak që i ndodhi derisa po luante për Danimarkën kundër Finlandës në qershor, raporton Gazeta Express.
Mesfushorit të Interit ia shpëtuan jetën mjekët në fushë duke i dhënë ndihmë të shpejtë mjekësore.
Autoritetet shëndetësore në Itali ia kanë ndaluar Eriksenit të luajë në Serie A, për shkak të një ligji që e ndalon përdorimin e defibrilatorit kardioverter. Një i tillë i është vendosur në zemër danezit.
Të enjten, klubi danez Odense Boldklub – ku Erikseni luajti nga viti 2005 deri më 2008 para se t’i bashkohej Ajaxit në Holandë – ka thënë se mesfushori i ka nisur ushtrimet në qendrën e tij stërvitore.
“Erikseni na kontaktoi dhe tani po stërvitet i vetëm”, ka thënë një zëdhënës i Odense Boldklub.
“Është e natyrshme për të, duke qenë se ka luajtur këtë në rininë e tij dhe jeton afër. Ne jemi të lumtur që jemi në gjendje t’i ofrojmë atij qendrën stërvitore për të ushtruar”, shtoi ai.