Dashi-Nesër nuk duhet të keni shumë iluzione, prandaj është më mirë të mbështeteni në aftësitë tuaja.
Demi-Parashikohet një ditë pozitive, nën shenjën e Afërditës dhe Hënës, që do t’ju mbështesin jo vetëm në planin sentimental, por edhe në çështjet ekonomike.
Binjakët-Me gjithë largimin gradual të Jupiterit nga shenja juaj, se vendin vakant do ta zërë Neptuni në një orbitë mëse brilante për ju. Priten kontakte dhe njohje të reja.
Gaforrja-Dita e nesërme duhet shfrytëzuar në maksimum, për të sistemuar njëherë e mirë problemet në fushën sentimentale. Mos kini frikë të formuloni kërkesat tuaja.
Luani-Ekziston mundësia që të fitoni një sfidë mjaft të rëndësishme dhe mbi të gjitha të merrni vlerë në punën tuaj. Fundjava do të fuqizojë të gjithë çiftet që janë në krizë dhe duan që të rikuperohen.
Virgjëresha-Tani që Jupiteri është në një orbitë mëse stimuluese për ju, do t’i keni të gjitha mundësitë që të rikuperoni terrenin e humbur dhe pse jo, t’i merrni revanshin një kundërshtari.
Peshorja-Edhe pse Hëna nesër ju “vështron” pak si shtrembër nga lart, nuk duhet të shqetësoheni edhe aq, pasi do të keni Uranin dhe Saturnin në anën tuaj. Do t’i riktheheni një projekti të vjetër.
Akrepi-Gjatë kohëve të fundit keni pasur çështje të ngarkuara ekonomike apo profesionale për të zgjidhur. Brenda pak kohësh do të keni mundësi që të zbuloni dashurinë e vërtetë.
Shigjetari-Do të nisë për ju një periudhë mjaft e rëndësishme. Kush i ka thënë ‘jo’ një dashurie, do të ketë mundësi që të gjejë dikë tjetër. Në punë, vijoni të mendoni për një ndryshim që duhet të bëni.
Bricjapi-Situata yjore për ju duket disi e komplikuar, për shkak të një Mërkuri që ju ka “kthyer kurrizin” duke ju lënë në mëshirën e një Saturni aspak miqësor. Partnerit/es duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje.
Ujori-Në sferën sentimentale, shumë nga të lindurit e kësaj shenje, po vendosin në lojë gjithçka. Por ndonjëherë kjo gjë vjen vetëm prej lodhjes. Disa prej jush kanë projekte të cilat duhen vënë në zbatim.
Peshqit-Pas një periudhe në të cilën nuk ju ka ecur edhe aq shumë, duket se tani kuotat tuaja do të njohin vetëm rritje, deri sa të paraqesin vlerat reale në aspektin profesional. Duhet të bëni vetëm durim.