Deputeti i PS, Petro Koci ka komentuar situatën në Partinë Demokratike. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, Koçi shkruan se është bilanc logjik i historisë së saj; i mënyrës si u formua, me shumë levizje sesa parti, i menyrës si u privatizua sapo u formua, i profilit të theksuar të dhunës dhe pastaj si u zhyt në një seri krimesh politike e shteterore.

“Situata ne PD eshte bilanc logjik i historise se saj; i menyres si u formua, me shume levizje sesa parti, i menyres si u privatizua sapo u formua, i profilit te theksuar te dhunes dhe pastaj si u zhyt ne nje seri krimesh politike e shteterore. Mentaliteti berishian eshte prezent ne te dy kampet aktuale te saj. Jane vene ne nje gare pabesish ndaj njeri tjetrit. Nuk eshte per qellime transparence. Po i nxjerrin petet lakrorit te gatuar me krime.
Asnje te mire nuk ka Shqiperia nga ky model konkurimi. Sidoqofte le te plase qelbi politik i nje partie qe ka funksionuar si bande.”, shkruan Koci në FACEBOOK.