Lulzim Basha prej dy javësh nga Kuvendi që zhvilloi Sali Berisha, është në një luftë të ethshme me frikën e tij më të madhe: sjelljen agresive të Sali Berishës. Komedia në selinë blu çdo ditë ka risitë e saj. Kemi përballë një Sali Berishë që kur i cënohet vetja apo familja është gati t’i vërë flakën gjithçkaje, përfshirë këtu padiskutim edhe selinë e Partisë Demokratike, se vendit as që diskutohet që po.
Berisha ka ardhur nga mbledhja në mbledhje të bëhet më agresiv ndaj selisë blu, ku Lulzim Basha është ngujuar. Hera e fundit e Berishës ku dera u thye me forcë e mbas vetes nuk kishte asnjë zonjë, por vetëm burra tregon që doktori po tregon dhëmbët e forcës siç vetëm ai di të bëjë. Fakti që dështoi me protestën e para pak ditëve e ka bërë edhe më agresiv babain politik të Lulzim Bashës.
Ky i fundi duket i frikësuar në palcë. Aq sa në daljet e tij (konferencat për mediat) Basha merr të gjithë grupin e tij parlamentar, siç nuk ndodh askund në botë. Arsyeja? Shumë e thjeshtë. Ai i trembet vajtjes së Sali Berishës në seli, ndaj i duhen të gjithë aty për të mos qenë vetëm. Sepse ai e ka tmerr t’i dalë përballë vetëm Sali Berishës dhe skuadrës së tij që Basha i njeh mirë./Lexo.al