Gazetari Mero baze ka ironizur protestën e Sali Berishës kundër ardhjes së Vuçiç në Tiranë. Nëpërmjet një postimi në facebook, Baze shkruan se ky është fundi i një mashtruesi që hallet e veta i shet si hallet e kombit.
Në protestën e sotme Berisha nuk ka arritur të mbledhë as një të katërtën e pjesmarrësve të Foltores në stadium rreth një javë më parë.
Postimi i plotë:
Brenda një jave nuk mbledh dot as një të katërtën e pjesmarrësve të Foltores në stadium. Altin Goxhaj ka pas mbledh më shumë kundër “Sorosit”. Fundi i një mashtruesi që hallet e veta i shet si halle të kombit.