Oriini Kaipara është gazetarja e parë në histori që prezanton lajmet televizive me një tatuazh në fytyrë. ?
Ajo ka bërë një tatuazh maori të quajtur moko kauae, një tatuazh tradicional i mjekrës së poshtme të mbajtur nga gratë Maori.
37-vjeçarja lexoi lajmet e Newshub Live në orën 18:00 të hënën. Nëna e katër fëmijëve nga Auckland përmbushi një ëndërr të përjetshme dhe u shpreh e emocionuar.
“Nëse do të kishte një qëllim për mua, do të ishte dhënia e lajmeve në kohën kryesore, dhe kjo ndodhi”- tha e emocionuar ajo. Tatuazhet e fytyrës dhe trupit maori, të njohura si T? moko, përfaqësojnë trashëgiminë familjare dhe statusin shoqëror të mbajtësit. Për gratë Maori, moko ishte një rit kalimi, duke shënuar kalimin midis vajzës dhe moshës madhore.