Një konferencë e përbashkët mes përfaqësuesve të Policisë së Shtetit të Shqipërisë dhe Policisë së Shtetit të Italisë po zhvillohet ditën e sotme ku po bëhet pasqyrimi i situatës në lidhje me goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
Në fjalën e tij, Gjeneral Kajro është shprehur se bashkëpunimi i Italisë me forcat shqiptare do të vazhdojë në luftën kundër mbjelljes së lëndëve narkotike. Ndër të tjera, Kajro ka thënë se ka një ulje të ndjeshme të sasisë së kanabisit të sekuestrur nga Shqipëria si vend prodhimi apo tranziti.
“Të dhënat përsa i përket 32 mijë parcelave që janë identifikuar, duhet të konsiderohet si një aftësi më e madhe dhe konkrete e ndërhyrjes në bashkëpunim me policinë shqiptare. Të dhënat e marra nga drejtoria jonë qendrore në shërbimet kundër drogës në departamentin e sigurisë publike tregojnë një ulje të ndjeshme të sasisë së kanabisit të sekuestruar në Shqipëri dhe të trafikuar nga Shqipëria si vend traziti apo prodhimi. Në të vërtetë për periudhën 1 Janar 2021 – Tetor 2021 në Itali nuk është regjistruar asnjë konfiskim i lëndëve narkotike të llojit marijuanë krahasur me 0.91 ton në vitin 2020. Italia synon të vazhdojnë aktivitetet në fluturim në vijim për t’i dhënë mbështetjen e nevojshme autoriteteve shqiptare për të arritur në eleminimin e kanabisit. Italia po vazhdon të përdorë të gjitha mjetet e bashkëpunimit veçanërisht për të nxitur ngritjen e mëtejshme të ekipeve të përbashkëta për të përçarë grupet kriminale përgjegjëse për këto trafikime. Italia do të vazhdojë të japë kontributin e saj duke përfshirë aktivitet specifike të kryera nga eksperti i “Guarda di Finanza”, është shprehur Gjeneral Kajro.