Sirplus Rettermarkt in Berlin Steglitz

Çmimet e shitjes me shumicë në Gjermani u rritën me normën më të shpejtë në dekada gjatë nëntorit, produktet bujqësore gjithashtu, treguan sot të dhënat nga Destatis.

”Çmimet me shumicë u rritën më së shumti që nga viti 1962, të nxitura nga çmimet më të larta për lëndët e para dhe mallrat e ndërmjetme”, sipas të dhënave nga Destatis.

Çmimet me shumicë u rritën me 16,6 për qind nga viti në vit në nëntor, pasi u rritën me 15,2 për qind në tetor. Ky ishte inflacioni më i shpejtë që nga viti 1962.

Në baza mujore, rritja e çmimeve të shitjes me shumicë u lehtësua në 1,3 për qind nga 1,6 për qind në tetor.

”Ka pasur një rritje të shpejtë të çmimeve të shumë lëndëve të para dhe produkteve të ndërmjetme në nëntor”, tha Destatis.

Çmimet me shumicë të derivateve të naftës shënuan rritje vjetore prej 62,4 për qind.

Edhe çmimet e produkteve bujqësore janë rritur krahasuar me një vit më parë.

Sipas të dhënave, shifra e lartë e inflacionit vjetor ka ardhur kryesisht nga një rritje e ndjeshme e çmimeve të produkteve bimore, ndërkohë që edhe ato shtazore kanë shënuar rritje, por më të moderuar.