Shqipëria nuk konsiderohet nga Gjermania si vend me rrezikshmëri të lartë nga COVID-19.
Instituti gjerman “Robert Koch” (RKI), ka publikuar në faqen e vet zyrtare listën me vendet që nuk janë të përfshira në zonën e kuqe të pandemisë.
Sipas këtij instituti, duke nisur nga dita e sotme Shqipëria nuk konsiderohet më zonë me rrezik nga pandemia.
Pjesë e listës së bashku me Shqipërinë janë edhe Kosova, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Estonia, Lituania dhe Moldavia.