“Lehtësohet për qytetarët procedura e lëvizjes me rimorkio e karela me kapacitet deri 750 kg! Këto pajisje do të marrin dokument identifikimi me vetëdeklarim, dhe do të shkëputen nga leja e qarkullimit të mjetit! Kjo gjë i mundëson qytetarit që ta përdorë atë edhe me mjete të tjera ose ta japë e ta marrë me hua nga të tretë.
Eliminohen angaritë e shpenzimet që sillte skema e deritanishme e regjistrimit. Mjafton një targë përsëritëse për të përdorur çdo rimorkio/karel të kapacitetit deri 750 kg, pa u kushtëzuar me azhurnim leje qarkullimi të mjetit apo kosto të tjera!”. Kështu shkruan drejtori i DPSHTRR Blendi Gonxhja, duke dhene lajmin e mirë për një kategori të gjerë përdoruesish rimorkiosh e karelash.
Postimi i plotë i Blendi Gonxhja: Tjetër RISI nga DPSHTRR! Tashmë e sanksionuar me ndryshimet në VKM153 (Rregullorja e Kodit Rrugor).
Lehtësohet për qytetarët procedura e lëvizjes me rimorkio e karela me kapacitet deri 750 kg! Këto pajisje do të marrin dokument identifikimi me vetëdeklarim, dhe do të shkëputen nga leja e qarkullimit të mjetit! Kjo gjë i mundëson qytetarit që ta përdorë atë edhe me mjete të tjera ose ta japë e ta marrë me hua nga të tretë.
Eliminohen angaritë e shpenzimet që sillte skema e deritanishme e regjistrimit. Mjafton një targë përsëritëse për të përdorur çdo rimorkio/karel të kapacitetit deri 750 kg, pa u kushtëzuar me azhurnim leje qarkullimi të mjetit apo kosto të tjera!
(Në çdo rast sistemi sinjalizues i dritave duhet të lidhet me atë të mjetit tërheqës dhe të jetë funksional!)
DPSHTRR po ndjek ndryshimet në Udhëzimin përkatës dhe zhvillimet informatike në sistem për daljen sa më shpejt me procedurën e lehtësuar!
#MëShpejtMëLehtëMëLirë #DPSHTRR #MIE #AutomotorizimiShqiptar ??