Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla zhvilloi sot një takim me të rinjtë në Lushnje.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se Partia Socialiste mbetet gjithmonë partia më e hapur dhe më mbështetëse ndaj të rinjve, të cilët shohin sot tek PS të vetmen forcë tranformuese, që mund të përmbushë aspiratën historike të Shqipërisë europiane

“Me socialistët më të rinj lushnjarë, për të çelur një fazë të re ripërtëritje të Partisë Socialiste”

Sipas Ballës duhet të mbështesim forcimin e rinisë në çdo qytet apo fshat, për të ardhmen europiane të Shqipërisë”, tha Balla.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Lushnje?Me socialistët më të rinj lushnjarë, për të çelur një fazë të re ripërtëritje të Partisë Socialiste.

Partia Socialiste mbetet gjithmonë partia më e hapur dhe më mbështetëse ndaj të rinjve, të cilët shohin sot tek ? PS të vetmen forcë tranformuese, që mund të përmbushë aspiratën historike të Shqipërisë Europiane.

“Ne nuk mundemi gjithmonë të ndërtojmë të ardhmen për rininë tonë, por ne mund të ndërtojmë rininë tonë për të ardhmen”, thoshte Presidenti i SHBA F.D. Roosevelt. Ne duhet të mbështesim forcimin e rinisë në çdo qytet apo fshat, për të ardhmen europiane të Shqipërisë.