Autoritetet greke njoftuan se në 24 orët e fundit janë konfirmuar me koronavirus 6424 qytetarë, një trefishim në krahasim me nje ditë më parë.
Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 77, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 20 055 vdekje.
Numri i pacientëve të trajtuar n ë intubim është 661 (62,3% meshkuj). Mosha mesatare e tyre është 63 vjeç. 79.7% kanë sëmundje themelore dhe/ose mosha 70 vjeç e lart. Nga pacientët e intubuar, 545 (82.45%) janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 116 (17.55%) janë plotësisht të vaksinuar. Që nga fillimi i pandemisë, 3679 pacientë janë larguar nga ICU.
Pranimi i pacientëve të rinj Covid-19 në spitalet greke është 295 (ndërrim ditor + 14,34%).