Një përshëndetje që ka shijen e lamtumirës, ta paktën sipas interpretimit që i kanë bërë shumë media spanjolle. Është sigurisht enigmatike përshëndetja që Haaland ka përshëndetur tifozët e tij pas ndeshjes së fituar në Bundesliga kundër Greuther Furth falë dygolëshit të tij. Veçanërisht në një moment si ky, në të cilin e ardhmja e tij është në qendër të zërave të merkatos, nuk ka kaluar pa u vënë re ndalesa e tij për të përshëndetur publikun në ndeshjen e fundit të 2021 në shtëpi për Borussia Dortmund.

Norvegjezi ka qëndruar për një kohë të gjatë në fushë, ka bërë xhiron e gjithë stadiumit për të falënderuar çdo cep të Signal Iduna Park, duke marrë duartrokitje nga të gjithë. Ka nga ata që e kanë parë si një përshëndetje lamtumire për të nisur një aventurë të re, por edhe nga ata që e kanë parë thjesht si një gjest respekti ndaj tifozëve verdhezi.

Raiola (i cili këtë të hënë ka patur një takim me Barcelona-n) e ka përjashtuar disa ditë më parë që e ardhmja e Haaland mund të ndryshojë që në janar. Megjithatë, gjesti i fundit i sulmuesit ka shtuar dyshimet.