Princi Harry dhe Meghan Markle kanë ndarë kartolinën e tyre të Krishtlindjes 2021.

Ishte fotografi, Alex Lubomirski që ndau një foto të familjes katër anëtarëshe të ulur në një shkallë.

“Ky është një nga ato projekte të rralla dhe të veçanta, të cilit njeriu ka fatin të jetë pjesë e tij”, ka shkruar ai krahas fotos.

“Të isha në gjendje të vazhdoja historinë e kësaj familjeje të cilën fillimisht e fotografova si çift të fejuar, më pas në ditën e dasmës së tyre, si çift i martuar dhe tani duke parë dashurinë e tyre të manifestuar në dy fëmijë të bukur, ka qenë një nder i këndshëm”, ka theksuar më tej.

Kujtojmë që kjo është hera e parë që Princi Harry dhe Meghan Markle kanë ndarë një foto të vajzës së tyre Lilibet