Dita e enjte mbetet në ndikimin e të ftohtit siberian por mbizotëron mot i kthjellët në të gjithë territorin. Pas mesditës parashikohet të ketë kalime vranësirash nëpër territor ku më të dukshme do jenë në zonat verilindore dhe juglindore por pa mundur të gjenerojnë reshje.
Ky stabilitet atmosferës do të na shoqërojë deri mëngjesin pas-ardhës. Temperaturat e ajrit vijojnë të mbetën në vlerën -5°C gjatë mëngjesit në verilindje ndërsa maksimumi do të shënojë 13°C në Jugperëndim.
Era do të fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h verior – verilindor duke gjeneruar ne brigjet detare dallgëzim 2 ballë.