Iliri ka një mision të rëndësishëm që i është ngarkuar nga “Vëllai i Madh”. Ai duhet të provokojë disa prej banorëve dhe duket se po ia arrin me sukses.

Iliri e ngacmoi Meridianin duke i thënë të lahej për shkak të aromës së rëndë trupore.

“Unë të sugjeroj të ndryshosh veshjen, vjen aromë të rëndë dhe duhet të bësh një dush menjëherë”, i tha ai duke e vënë në siklet Meridianin.

Më pas Iliri u kap me Beniadën dhe Einxhelin. Beniada e priti me sportivitet kur Iliri i tha: “Kujdes plastikën e gjoksit”.

“Plastika e trurit tuaj”, ia ktheu Beniada me humor.
Ndërsa Einxhelin, Iliri e quajti acaruese.

Iliri vazhdoi edhe me Valonin, të cilin e përqafoi pa arsye.