Elvisi ka ardhur nga Suedia për t’i plotësuar ëndrrën babit të tij 77-vjeçar në “E diela shqiptare” në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, por në momentin e parë që futet në studio ai ndeshet me një surprizë mjaft të këndshme.
Nëna e tij ka ardhur në skenë si pjesë e publikut të emisionit.
Elvisi: Atje shoh mamin.
Ardit Gjebrea: Po përqafoje mamin…
Elvisi ka treguar se të atit i pëlqejnë shumë duartrokitjet pasi është mësuar që t’i marrë gjatë gjithë jetës dhe për këtë arsye e ka ftuar që të bëhet pjesë e “E diela shqiptare”.
Elvisi: Babai im është person i veçantë, sakrificat që ka bërë për ne dhe kisha mendimin e plotë se ai e meritonte që sot të merrte diçka të veçantë.
Unë isha 14 vjeç kur mora vendimin për të ikur në Itali pa ju thënë gjë prindërve.
Kontaktova me familjen pas 2 muajsh dhe mbaj mend se ju shkrova një letër.
Ndërkohë im atë kishte marrë një ofertë nga miqtë që jetonin në Kretë si mësues muzike.
Babi ndjenji në Greqi rreth 25 vjet. Im atë është 77 vjeç.
Motivi që e kam sjellë babain është se i pëlqejnë duartroktjet dhe i pëlqen kur njerëzit argëtohen me muzikën e tij. I mungon skena dhe publiku.