Kompania farmaceutike britanike GlaxoSmithKline, tha në një njoftim të martën se ilaçi të cilin e ka zhvilluar së bashku me kompaninë Vir është efektiv ndaj variantit Omicron. Sipas provave klinike, ilaçi ka rezultuar efektiv kundër variantit të ri.

Ilaçi funksionon duke u lidhur me proteinën Spike në pjesën e jashtme të virusit. Kjo nga ana tjetër parandalon që virusi të ngjitet dhe të hyjë në qelizat njerëzore, në mënyrë që të mos mund të riprodhohet në trup.

Në një provë klinike, një dozë e vetme e antitrupit monoklonal zvogëlon rrezikun e shtrimit në spital dhe vdekjes me 79% te të rriturit.