Sipas vlerësimeve të Anketës së Forcës së Punës (AFP) kryer nga Instituti i Statistikave, rezulton se për vitin 2020, numri i të punësuarve në Shqipëri është 1.243.345 persona.
Krahasuar me vitin pararardhës, punësimi u ul me 1,8 %. Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 15-64 vjeç është 69,1 %. Për meshkujt e moshës 15-64 vjeç,
shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 15,9 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat.
Shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 60,6 %. Shkalla e punësimit për femrat është 53,6 % dhe për meshkujt 67,8 %. Hendeku gjinor në punësim për këtë grupmoshë është 14,2 pikë përqindje.
Analiza e punësimit sipas grup-profesioneve reflekton strukturën e punësimit sipas sektorëve. Në vitin 2020, punonjësit e bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit përbëjnë
46.6 % të të punësuarve. Nëpunësit dhe punonjësit e shitjeve dhe shërbimeve përbëjnë 19,3 % të të punësuarve.
“Sektori i shërbimeve dhe sektori bujqësor kanë përqindjen më të lartë të të punësuarve me përkatësisht 43,4 % dhe 36,1 % të të punësuarve gjithsej”, bën të ditur Anketës së Forcës së Punës.