Në Itali, përqindja e vendeve të zëna në pavijonet e spitaleve nga pacientët me COVID-19 është rritur në 9 për qind.
Në shtatë rajone, kjo përqindje po vazhdon të shënojë rritje, në tre prej të cilave është kaluar niveli i alarmit prej 15 për qind: Friuli Venecia Xhulia, ka arritur në 22 për qind, Lugina e Aostës dhe Bolcano në 18 për qind, Kampanja 9 për qind, Abruco, Trento dhe Veneto 8 për qind.
Përsa i përket kujdesit intensiv, vlera në Itali mbetet në 7 për qind, por është rritur në pesë rajone: në 10 për qind në Lacio, në 8 për qind në administratën publike të Trentos, në 7 për qind në Molise dhe Sardenjë dhe në 11 për qind në Umbria.