Në 24 orët e fundit në Itali janë konfirmuar 9,503 raste të reja me koronavirus nga 301,560 teste të kryera. Po ashtu, autoritetet e Shëndetit në vend njoftuan se si pasojë e Covid-19 nuk mundën të mbijetonin 92 qytetarë.
Sa i përket situatës në spitale, sipas raportimeve në njësitë e kujdesit intensiv janë duke marrë kujdes shëndetësor 743 pacientë, shtatë më shumë se të dielën.
Kurse numri i pacientëve në pavijonet e tjera Covid është 5,879, ose 282 më shumë se dje. Aktualisht vendi numëron 235,835 raste aktive, 3,835 më shumë se një ditë më parë.