Një spital në Izreal do të testojë për herë të parë te stafi i tij mjekësor një dozë të katërt të vaksinës kundër Covid-19 për të përcaktuar efikasitetin e saj.
Rreth 150 punonjës në Spitalin Shiba pranë Tel Avivit do të marrin një doze të katërt Pfizer/BioNTech duke filluar nga e hëna, të gjithë ata që e kanë bërë dozën e tretë deri më 20 gusht.
“Në këtë studim do të shqyrtojmë efektin e dozes së katërt në nivelet e antitrupave, në parandalimin e sëmundjes dhe do të shqyrtojmë sigurinë e saj”, tha Gili Regev-Jochai, drejtoresha e Departamentit të Sëmundjeve Infektive.
Sipas spitalit, ky është studimi i parë i këtij lloji në botë.
Në kuadër të përhapjes së variantit ngjitës Omicron, Izraeli njoftoi javën e kaluar se personat mbi 60 vjeç duhet të bëjnë një dozë të katërt të vaksinës.