“Marca” zbulon interesimin e Arsenalit për dy lojtarë të Juventusit. Të dy duken drejt largimit, por mbetet për t’u kuptuar nëse kjo do të ndodhë në janar apo në verën e ardhshme. Fjala është për Arthur dhe Kulusevski.
Vlerësimi i suedezit është rreth 40 milionë euro, ndërsa braziliani shihet si zëvendësues për mesfushën, duke qenë se Thomas Partey dhe Mohamed Elneny do të duhet të luajnë Kupën e Afrikës muajin e ardhshëm.