Tani që është në stolin e Barçës, Xavi do që të marrë lojtarët të cilët do i rikthejnë lavdinë skuadrës së tij, pasi eliminimi nga Champions dhe kalimi në Europa League, qe një tjetër goditje për katalanasit.
Sipas El Nacional, Serge Gnabry është dëshira e madhe e Xavit.
Përfaqësuesi i Gjermanisë ndihet mirë dhe është i rëndësishëm për Bayern Munichun, por në anën tjetër gjithmonë ka qenë i hapur për një sfidë të re.
26-vjeçari numëron 147 paraqitje me Bayernin dhe ka shënuar 55 gola.