Sot një vit më parë, pas një lufte të vështirë me Covid-19 u nda nga jeta mjeku i njohur neurolog që ishte në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Drini Dobi. Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj në një postim në Facebook shkruan se kujtimi i tij do të jetë i paharruar.

Postimi i plotë i Skënder Brataj:

“U bë një vit që ti koleg, shok dhe mik nuk je fizikisht me ne! Kaloi viti kaq shpejt dhe ne vazhdojmë luftën kundër pandemisë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve pa e ditur se çfarë do të na sjell e ardhmja edhe ne mjekëve deri në fundin e sajë.Ike ti i qeshuri, i palodhuri, i papërtuari! Ike ashtu pa zhurmë siç ishe vet dhe na vëzhgon aty nga lart! Ne themi gjithmonë do vemi te Drini, kështu tha Drini, po Drini çfarë do të thoshte për këtë apo atë pacient? Por e di ti sa herë qeshim akoma sot me batuat e tua?Po po, vazhdon të na bësh të qeshim, të të kemi mes nesh. Pra i dashur Dr.Drini ti vazhdon të kurosh pacientët, ti je me ne çdo ditë dhe gjithmonë kështu do të jetë. I pa harruar do të jesh koleg dhe mik i shtrenjtë’ shkruan Skender Brataj.