Rikthehet moti i keq mbi territorin e Shqipërisë. Duke filluar nga mesnata e sotme do të rikthehen reshjet e shiut në pjesët ekstreme të vendit. Pjesa veriore dhe jugore do të jenë zonat që do të përfshihen nga moti i keq me reshje.
Në vazhdim do të fillojnë reshjet në pjesën e Shqipërisë së mesme. Në datën 4 do të ketë një ndërprerje të reshjeve për t’u rikthyer më pas sërish në datë 5 Dhjetor. Edhe rajoni do të jetë në këto kushte atmosferike.
Pak ditë më parë juglindja dhe veriu u zbardhën nga dëbora, ndërsa pjesa tjetër e territorit nga reshjet intensive.