“Washington Post” ka intervistuar afganë nga vende të ndryshme të botës ku ata janë evakuuar pas pushtimit taliban. Sipas medias prestigjoze, afganët rezultojnë se janë të vendosur në 40 shtete të ndryshme të botës.
Një prej të intervistuarve është Miraq Popal, një prej afganëve të vendosur në Lezhë. Ai zgjohet çdo ditë në Shqipëri me sytë nga deti.
“Unë jam me fat”, thotë ai. “Të paktën kam mundur të largohem dhe shpresoj të filloj një jetë të re”.
Lexoni edhe:
Rreziqet e injorimit të infeksioneve mykotike të thonjve!
Sponsored by MonadPlug
WP shkruan se Shqipëria po strehon përkohësisht 2400 afganë që ikën nga vendi i tyre për shkak të sundimit të talibanëve, teksa janë në pritje për t’u vendosur në një vendbanim të përhershëm. Popal ka aplikuar për një vizë në Kanada dhe po pret ende një përgjigje. Deri më tani ai nuk ka dëgjuar që asnjë afgan të jetë larguar nga Shqipëria.
Popal është i emocionuar për shkak të kujdesit që po merr ai dhe familja e tij por i mungon shtëpia me 7 dhoma në Kabul, me një oborr të madh ku bashkë me të afërmit e tij mblidheshin për të organizuar festa.
Në Shqipëri ai bashkë me familjarët e tij, është i vendosur në dy dhoma ku duhet të vendosen për të fjetur ai, gruaja dhe tre fëmijët e tyre. Njërën prej tyre kanë vendosur ta shndërrojnë në një kuzhinë ku gatuajnë darka të thjeshta me domate, qepë dhe patëllxhanë.
“Kjo është jeta, duhet të pajtohesh me të”, thotë Miraqa Popal.
Popal dikur ka udhëtuar nëpër botë për shkak se mbulonte TOLONEWS, kanali më i madh i lajmeve në Afganistan. Pas gati katër muajsh në Shqipëri ai ka nisur punë për organizatën si redaktor titrash, Por ai kërkon të rikthehet në “fushë”, pasi puna nga interneti nuk i jep të njëjtin emocion.