Ish-kreu i FRPD-së lëshoi akuza të forta kundër Lulzim Bashës.
“Fill pas mbledhjes së komisionit ku nuk kemi cenuar njeri. Kemi shkuar te zyra ime personale, ky zyra ka qenë me brava dhe zyra është vjedhur dhe përgjegjës bëj drejtpërdrejt Lulzim Bashën. Janë vjedhur USB me materiale personale dhe do i drejtohem komisariatit për kallëzim. Ka pasur persona, të rinj dhe janë ankuar se janë kërcënuar nga persona të armatosur brenda në seli. Që të mbrosh karrigen me dhunë me armë, kjo nuk është normale. Nëse mendojnë se trembemi e kanë gabim. Kam telefonuar dy herë policinë, nuk vjen se nuk i jep leje kryeministri. Policia këtu vjen vetëm për të mbrojtur Lulzim Bashën. Ta gëzojnë edhe nja 6 ditë këtë se do të shihemi. Ne do të vijojmë punën për referendumin” tha ai.