Për shkak të situatës delikate ekonomike që po kalon entiteti, Barça vazhdon të kërkojë në treg lojtarë që u mbarojnë kontratat në fund të sezonit për të përforcuar skuadrën e parë dhe këtë të enjte një emër i ri doli në listë.
Sipas gazetarit Lluís Canut , Barça do të ndiqte hapat e Adnan Januzajt , anësori i Real Sociedad, për të pasur më shumë konkurrencë përpara dhe madje theksoi se ndërkombëtari belg mund të vizitojë Camp Nou në të njëjtin merkato dimërore për një shumë simbolike nëse vendoset avancimi i inkorporimit të tij.
Në moshën 26-vjeçare, Januzaj ka përvojë të gjerë në La Liga pasi iu bashkua Real Sociedadit në vitin 2017 dhe është titullar i rregullt në skuadrën ‘txuri urdin’. Këtë sezon ai ka dy gola dhe dy asistime në 22 ndeshje të luajtura. Në San Sebastian duan të rinovojnë futbollistin, por interesimi i Barçës do t’i kishte ka pezulluar negociatat.