Një debat i ashpër ka ndodhur sërish mes Einxhelit dhe Antonelës.
Pas një diskutimi të lindur për turnet e provës javore, vajzat duket se kanë ende rezerva për njëra-tjetrën.
“Je bërë e padurueshme me po të njëjtat gjëra”,- i tha Antonela- Einxhelit.
Vajzat duket se mundën të qetësonin gjakrat me njëra-tjetrën por nuk hoqën dorë nga qëndrimet e tyre.
“Nuk mund të të besoj ty pa fakte, unë nuk heq dorë nga mendimi im”, – tha Antonela.