Moderatorja e njohur, Rudina Dembacaj ka zbuluar në një postim në Instagram se ka vendosur syze optike.
Prezantuesja dhe aktorja humorit postoi një foto ku mban syze dhe shkoi: “Më mirë një “qorre” se 10 dashnore ?”, një “mesazh” mesa duket për partnerin e saj, Mark Frrokun.
Përshkrimi në foton e moderatores nxiti komente të ndjekësve të saj dhe një prej tyre i shkroi: “Po ti ke qenë dashnorja e dikujt dhe more një plak”. Megjithatë, si çdo herë, Rudina Dembacaj nuk ia kurseu përgjigjen duke komentuar: “Po mi nonë, po. Më qaj hallin mua”./