Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot nismën e një procesin gjithëpërfshirës të Këshillimit Kombëtar për Shqipërinë ku do të një kuvendim popullor mbi çështje me rëndësi strategjike për vendin, ekonominë, shoqërinë. Rama tha se duhen lënë pas llogoret e sherrit politik që të mund të hidhen hapa të mëdhenj përpara.Çështja e ‘Ballkanit të Hapur’ ka krijuar shumë ndasi në opinion publik. Kryeministri Rama ka premtuar sot se të gjithë shqiptarët do të pyeten për këtë.

“Ka njerëz që besojnë se krijimi i Ballkanit të hapur’ është gjë e duhur, por ka të tjerë që mendojnë se kjo nismë nuk i sjell përfitim Shqipërisë. Edhe për këtë do t’i drejtohemi shqiptarëve. A jemi të gatshëm ne si shtëpi e përbashkët të mbrojmë më tej çështjen e mbrojtjes së nënave me 3 apo më shumë fëmijë edhe kur ato janë të punësuara? A është e gatshme Shqipëria t’i japë një mbështetje duke qenë se kjo përbën një diferencim. Çështje të tjera që lidhen me dhunën në familje dhe krimet kundër personit. Një pjesë e qytetarëve kërkojnë dënim në ekstrem.

Kemi edhe çështjen e të punësuarve. A duhet ne të angazhohemi duke i dhënë mbrojtje të veçantë me dëmshpërblim atyre që denoncojnë informalitetin, që shkarkohen edhe nga puna më pas si hakmarrje”, tha thënë Rama.