Mediat sociale vazhduan të kenë një ndikim të madh në jetën e njerëzve edhe këtë vit, kështu që nuk është çudi që aplikacionet më të shkarkuara në vitin 2021 ishin kryesisht aplikacionet e mediave sociale.
Sipas statistikave të publikuara nga Appfigures, TikTok u rendit në vendin e parë, me më shumë se 586 milionë abonentë të rinj që e shkarkuan aplikacionin këtë vit.
Instagrami nuk ishte shumë mbrapa me 566 milionë shkarkime.
Aplikacionet Meta – Facebook dhe WhatsApp – u renditën në vendin e tretë dhe të katërt, me 474 milionë dhe 444 milionë shkarkime, respektivisht.
Telegram shtoi 365 milionë përdorues të rinj, të nxitur pjesërisht nga polemika rreth privatësisë së WhatsApp.
Snapchat, Messenger, Zoom, Capcut dhe Google Meet ishin pjesë e Top 10-shes në listën e shkarkimeve më të shpeshta.